Very interesting journey for cultural and historical knowledge, in east part of Albania. If you start from Tirana to Selca e Poshtme, you need to go in east direction, in Elbasan in the begging to state road nr. E852.
Më pas drejtohuni për në Librazhd, Hotolisht, Xhyrë, Qukës. Nëse nuk ka trafik dhe nuk bëni ndalesa, rruga është e shtruar dhe shkon rreth një orë e pak.
Rruga Qukës – Qafë Plloçë nuk është përfunduar ende, por e shtruar me çakëll.
Nga ky moment e deri në kodrën, ku ndodhen varret ilire shkon rreth një orë me makinë. Përgjatë gjithë rrugës do t’iu shoqëroj lumi i Shkumbinit.
Pasi zbrisni nga makina, do të shikoni tabelën informuese dhe do të ecni rreth 3-4 minuta në këmbë.
Varret ilire datojnë rreth 2500 vjet më parë dhe janë të pozicionuara në kodrën përball fshatit Selcë e Poshtme në anën veriore.
Katër varre gjenden në dhoma të veçanta, të cilat janë formuar duke gdhendur shkëmbin.
Ato janë në vendosura në radhë njëra pas tjetrës dhe distanca shkon në disa minuta nga i pari tek i fundit.
Për të parë varrin e pestë, duhet të merrni një rrugicë të vogël, e cila të çon pak më poshtë, në një varr të veçuar të formuar me blloqe të mëdha guri katërkëndore.
Varret janë shumë interensante, sa që cilësohen unikale në Europë.
Të ndërtuara rreth shek. 4 p.e.s., ato mbartin histori dhe mjeshtëri në punime, ku dallohen relieve zbukuruese në pjesën e jashtme.
Njëri prej tyre është në formë dykatëshe, ku në të dyja katet ndodhen dhoma me vendndodhjen e sarkofagëve të varreve të hapura.
Disa prej varreve janë të grabitura, ndërsa materialet që janë gjetur në varret e tjera janë dërguar në muze.
Varret janë të përcaktuar me numra sipas periudhës së krijimit, jo sipas radhës. Tabelat informuese ende mungojnë.
Ndaj, një nga banorët e zonës, i cili luan edhe rolin e cicëronit shpjegon edhe jo me siguri të plotë, se këto varre i përkasin mbretërve Monuni, Bardhyl, Klit etj.
Kjo foto është e marrë me dron nga grupi “Thousands Steps”
Njëri prej varreve ka sipër tij shkallë në formë teatri.
Për herë të parë ato janë zbuluar në vitin 1940-1970. Informacione të ndryshme mund të lexoni nëpër faqe të ndryshme interneti.
Bimësia në zonën e varreve ilire është e përbërë nga pemët e dushkut, bliit, krejkës, frashërit, thanave, lajthive, arrave.
Në ajër të pastër mund të uleni për të konsumuar drekën ose për të bërë zgarë me ushqimet që keni marrë me vete.
Ju sugjeroj që udhëtimit tuaj për te varret ilire të Selcës, t’i shtoni edhe një vizitë në Parkun Kombëtar të Drilonit, ku freskia dhe bukuria e lumit me plot mjelma në të, do t’iu shlodhi sytë me ngjyrën jeshile që e rrethon parkun.
Në të dal të tij keni edhe liqenin e Pogradecit, ku mund të merrni rreze dielli.
Ky udhëtim bëhet brenda ditës dhe është i këshillueshëm për të gjithë.