Lake of Bovilla, Tirana

Lake of Bovilla is the reservoir of Tirana that provides most of the drinking water of the capital city.

Approximately around 14 km northeast of Tirana and it’s near the mountain of Gamti.

Touristic place, you can visit for one day.

Terreni është i përshtatshëm për ecje të të gjitha moshave dhe nivelet e gjimnastikës, ndërsa mali në rrëzë të digës, është për kacavjerrje me guidë për fillestarët dhe për ata që janë më të avancuar.

Mund të niseni nga Tirana në cilën orë të dëshironi, por mirë është në mëngjes, pasi ecja bëhet në terren ku ka më shumë shkurre dhe pemët janë të rralla.

Me makinë shkon rreth një orë në varësi të trafikut, për në fshatin Zall-Herr.

Do të shihni në fillim digën, aty do të parkoni edhe makinën dhe do të filloni ecjen në natyrë, ose të qëndroni diku e të bëni piknik.

Një tjetër mundësi rruge është edhe nga fshati Zall-Bastar, por rruga nuk është e shtruar ende. Nga ajo rrugë, del në fshatin pas liqenit dhe malin e Gamtit do ta keni përball.

Këtë udhëtim e kam bërë pikërisht nga fshati i Zall-Bastarit.

Si gjithmonë ju kujtoj të merrni gjërat kryesore që do t’iu duhen patjetër në çdo udhëtim: krem kundra diellit, ujë, fruta dhe fruta të thata, atlete dhe veshje të përshtatshme.

Këtë udhëtim mund ta bëni në çdo stinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *